back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBerisha: Do dyfishojmë buxhetin për Shëndetësinë dhe Arsimin/ “Në 100 ditët e...

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për Shëndetësinë dhe Arsimin/ “Në 100 ditët e para, do të përjashtohet varfëria ekstreme”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka premtuar dyfishim të buxhetit për Shëndetësinë dhe Arsimit.

Ai ka deklaruar se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, në Shqipëri do të zhduket varfëria ekstreme.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, Shqipëri Madhështore nuk mund të ketë me shëndetësi të rrënuar.

Qytetarët shqiptarë meritojnë të gjithë kujdesin shëndetësor, të gjitha mjetet më të mira, meritojnë të trajtohen si qytetarë europianë.

Edi Rama tund pasaportën e çjerrë të Europës, por po të ndalemi tek krimet kundër njerëzimit dhe baterdinë që ndodh në Spitalin Onkologjik.

Miq, sa kohë ka që situata dramatike në spital është bërë publike? Të paktën mbi një vit.

Kurse qeveritarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin paratë e ilaçeve, kurse të sëmurët mbeten në kthetrat e sëmundjes pa mjekime, pa ilaçe, në mëshirë të fatit.

Treguesit e shëndetit, treguesit e sistemit janë në rënie të lirë.

Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak për frymë se në vendet e BE.

Sot infermierët dhe mjekët vetëm largohen nga Shqipëria.

Ndaj ne jemi sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve, se shëndetësia moderne, se kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, se dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, se pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi ynë.

Pa shëndetësi nuk ka Shqipëri Madhështore.

Natyrisht Shqipëria Madhështore nuk mund të ndërtohet me një shkollim, në të cilin dijet bien në pikiatë. Pësuan sipas testit të fundit të PISA-s, rënien më të madhe në botë,.

Ne ringritjen e arsimit do e kemi përparësi të të gjitha përparësive.

Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.

Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë.

Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro.

Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet.

Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë.

Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale.

Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale.

Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor.

Miq, po të hedhësh sytë në Shqipëri sot, mund ta krahasosh në disa aspekte me një spital pasi janë qindra mijëra pensionistë, të cilat kanë shkrirë jetën e tyre për ndërtimin e këtij vendi dhe tani trajtohen në mënyrë çnjerëzore, me pensione që nuk u mjaftojnë për kafshatën e gojës. Pa le ilaçet.

Edi Rama sillet ndaj tyre me pashpirtësinë më të madhe. 8 miliardë euro buxheti, 16 milionë la për 760 mijë vetë.

Ne kështu nuk ecim, ne jemi vërtet konservatorë, por jemi konservatorë me zemër të dhimbsur.

Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme.

Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme.

Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj,

Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj.

Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit.

Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë.

Të gjithë këta do kenë listën e Italisë të rimbursuar 100 përqind si ilaçe.

Pra, a nuk bëhemi kështu më të njerëzishëm? A nuk bëhemi ne më të drejtë?

Po se çfarë bëjmë ne në fund të fundit? Ne kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju.

Nuk i merr Lubi Balluku për të larë makinën 10 mijë euro në muaj.

Nuk i merr Edi Rama me Erion Veliajn 130 milionë euro për djegësin e Tiranës.

Nuk shpenzohen 21 milionë euro për avion taksi.

Nuk ndërtohen më rrugë me çmim 10 herë më të madh se në vendet përreth.

Po ato para vijnë tek ju. Vijnë rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi.

Nuk bëjmë asgjë tjetër, por këto që duken të veçanta, janë detyrime morale, ligjore për çdo qeveri konservatore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat