KreuAktualitetKronikëArratisja e Altin Ndocit sjell arrestimin e drejtorit dhe një mjeke

Arratisja e Altin Ndocit sjell arrestimin e drejtorit dhe një mjeke

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar mesditën e sotme nga policia nën masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Burime zyrtare bëjnë me dije se prangosja lidhet me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.

Nga detajet e reja rezulton se masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi” është dhënë edhe për një mjeke të paraburgimit në Durrës.

Hetimet mbi ngjarjen dhe përgjegjësitë institucionale vijojnë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat