Andi Mustafaj, një ndër njerëzit më të votuar në Primaret e Tiranës, ka vendosur të tërhiqet nga gara për deputet.
Ai ishte caktuar në listë të hapur nga Sali Berisha.
“Të dashur demokratë,
Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t’i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan Mustafaj.