back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm/ "Organizoi marrjen peng të...

Berisha: Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm/ “Organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Shqipëria po përjeton një “narko-diktaturë”, ku sipas tij bandat kriminale kontrollojnë zgjedhjet, parlamentin dhe vendimmarrjen shtetërore.

Në një deklaratë publike, Berisha akuzoi Ergys Agasin, të cilin e cilësoi si njeriun më të afërt të Edi Ramës, se ka pasur rol kyç në largimin nga detyra të tre ministrave të Brendshëm. Sipas tij, Agasi ka vepruar për llogari të bandave kriminale dhe të kryeministrit.

“Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra tre ministra të Brendshëm”, u shpreh Berisha.

Ai shkoi më tej duke e akuzuar Agasin se ka organizuar edhe “marrjen peng” të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shkak të denoncimeve që ky i fundit, sipas Berishës, po bën nga Lugano.

Berisha deklaroi se krimi i organizuar ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet zgjedhore, duke futur në parlamentin aktual 28 deputetë përmes listave, ndërsa sipas tij emëron ministra, drejtues policie dhe drejtues agjencish shtetërore.

“Ministrat, drejtori i përgjithshëm i Policisë, drejtorë agjencish janë të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria është shndërruar në “lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave të drogës në Europë”.

Kreu i PD-së u ndal edhe te situata ekonomike, duke deklaruar se sektori i ndërtimit është 300 për qind mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa çmimet janë rritur ndjeshëm. Ai përmendi zhvlerësimin e euros si një goditje të fortë për pensionistët dhe bizneset eksportuese, shumë prej të cilave, sipas tij, kanë falimentuar.

Në lidhje me emigracionin, Berisha deklaroi se mbi 43 për qind e shqiptarëve janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit, duke e krahasuar situatën me atë të Venezuelës. Ai theksoi se rreth 720 mijë të rinj kanë emigruar dhe se Shqipëria ka sot një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në botë, sipas të dhënave të OKB-së.

“Kombi është në rrugën e zhdukjes”, përfundoi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat