back to top
15.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Ergys Agasi, nga 1 mijë euro në 234 mln për 5...

Berisha: Ergys Agasi, nga 1 mijë euro në 234 mln për 5 muaj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar këtë të mërkurë se një person i afërt me kryeministrin ka përfituar “fitime përrallore” në një kohë shumë të shkurtër.

“Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu. Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente,” deklaroi Berisha.

Ai përmendi më pas Ergys Agasin, duke theksuar lidhjet e tij me zyrtarët:

“Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë… Duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi. I faktuar. I faktuar. I faktuar.”

Berisha pretendoi se fitimet e Ergys Agasit janë të paprecedenta:

“Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?”

Ish-kryeministri hodhi akuza edhe për mënyrën se si funksionon AKSHI:

“AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama… Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë. Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme.”

Berisha tha se këto skema kanë rezultuar në përfitime të mëdha nga fondet publike dhe se mediat shpesh shmangin të përmendin emrat e përfshirë:

“Mos harroni një gjë… mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat