back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha godet SPAK-un: Arben Kraja fshehu dosjen e Benet Becit

Berisha godet SPAK-un: Arben Kraja fshehu dosjen e Benet Becit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Benet Becit dhe kreut të SPAK-ut të mëparshëm, Arben Kraja, në një deklaratë për mediat, ku pretendon se çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës është mbajtur e fshehtë me qëllim nga drejtësia dhe se ai është përdorur politikisht.

“Benet Becin e përdorën si limon të shtrydhur dhe tani e flakin. Vodhën së bashku me të dhe po e hedhin tej,” tha Berisha, duke aluduar për një marrëveshje të heshtur mes aktorëve të drejtësisë dhe politikës për të mbrojtur interesa të përbashkëta.

Ai akuzoi drejtpërdrejt edhe ish-kreun e SPAK, Arben Kraja, për mbulim të çështjes:
“Sigurisht që lajmi u mbajt i fshehtë fillimisht nga Arben Kraja, që është bashkëhajdut në këtë rast. Bëri gjithçka që kjo çështje të mos hapej, por ishte shumë evidente. E kam denoncuar vazhdimisht,” u shpreh Berisha.

Duke iu referuar një bisede të përfolur nga media, ai ironizoi më tej:
“Të kujtohen ty profesorët e Harvardit? I patën botuar mediat. Po mirë, ata marrin kaq, po ne të dy sa do marrim, ne që nuk jemi të Harvardit? Një nga ato.”

Këto deklarata vijnë pak ditë pas arrestimit të Benet Becit dhe valës së hetimeve ndaj disa zyrtarëve vendorë, që sipas Berishës, nuk janë veçse viktima të përdorimit politik dhe selektivitetit të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat