back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë/ "Kandidati i kartelit Troplini në...

Berisha: Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë/ “Kandidati i kartelit Troplini në Durrës mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama”

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët të zhvilluar këtë të hënë, e cilësoi si farsë elektorale procesin e fundit zgjedhor në Durrës, duke akuzuar drejtpërdrejt përfshirjen e karteleve të drogës dhe grupeve kriminale në manipulimin e votave, në veçanti kartelin “Troplini”, i cili është karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe Europë.

Berisha theksoi se ky kartel, i lidhur me portin e Durrësit dhe me ndikim në çdo emërim atje, ka mbështetur kandidatin Arkend Balla, të cilin ai e quan “Arkend Troplini”, duke shtuar se ky i fundit ka marrë 21 mijë vota, 5 mijë më shumë se vetë Edi Rama në vitin 2021, kur më parë kishte marrë vetëm 2500 vota. Berisha e sheh këtë si dëshmi të kapjes së zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe propagandën që përpiqet ta paraqesë këtë si fitore të qeverisë, duke akuzuar ata që mbrojnë këtë proces në media si “avokatë të krimit”.

Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi analistë dhe intelektualë se po justifikojnë kapjen e zgjedhjeve nga kartelet e drogës, duke e paraqitur këtë si sukses të qeverisë. Ai i quajti “intelektualë kriminelë” dhe akuzoi drejtësinë për zvarritje të qëllimshme. Berisha tha se krerët e kartelit Troplini janë të lirë dhe në bashkëpunim me pushtetin, duke përmendur emra si Rama, Agasi, Mile dhe Çela. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë farsë elektorale.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e majit 2025 nuk do të njihen kurrë, duke i cilësuar si farsë të diktuar nga krimi. Berisha tha se ata që i paraqesin si sukses, janë në një linjë me kartelet, Edi Ramën dhe autorët e këtij procesi të deformuar.

Lideri demokrat, Sali Berisha thekson se opozita ka zgjedhur rrugën e qëndresës për votën e lirë dhe fton qytetarët të angazhohen në këtë betejë. Berisha theksoi gjithashtu edhe mbështetjen ndërkombëtare, si rezolutën e 30 prillit nga partitë e djathta europiane dhe një dëgjesë në Parlamentin Europian që i quajti zgjedhjet një emergjencë. Sipas Berishës, rruga e pjesëmarrjes dhe denoncimit të farsës është e vështirë, por e drejtë dhe me shpresë për ndryshim.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se askush nuk duhet të mashtrojë veten apo të tjerët se një farsë elektorale mund të fitohet nga opozita. Ai theksoi se Partia Demokratike po analizon në mënyrë të thelluar procesin dhe do marrë vendimet përkatëse pas ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe ndërkombëtar.

Berisha akuzoi qeverinë për përdorim masiv të shtetit në funksion të manipulimit të zgjedhjeve, përmes blerjes së votave me para, legalizime, punësime dhe favore të tjera. Kryetari i PD theksoi gjithashtu ndjekjet penale ndaj liderëve opozitarë, shpërndarjen e 100 eurove për pensionistët, faljen e gjobave dhe kontrollin politik të administratës. Sipas Berishës, propaganda nuk mund të fshehë realitetin dhe as të legjitimojë një proces të tillë të deformuar.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pa ndërhyrjen e karteleve dhe bandave kriminale, Durrësi do të kishte votuar deri në 80% për Partinë Demokratike. Berisha solli si shembull konkret rezultatet e Arkend Ballës, i cili mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama, dhe rastin e Vorës ku votat u ndikuan nga lëvizjet e bandës Xhabafti. Berisha tha se farsa zgjedhore nuk ka pasur të njëjtin ndikim kudo, por në zonat ku krimi ishte aktiv, si Durrësi, rezultati është i pavlefshëm.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk i kundërshton kurrë kërkesat për hapjen e kutive të votimit dhe mbështet çdo kandidat që kërkon të verifikojë rezultatin. Berisha tha se njeh meritat e znj. Kalaja si një luftëtare e vendosur, por theksoi se askush nuk ka të drejtë të bëjë akuza pa fakte.

Lideri opozitar, Sali Berisha përmendi edhe znj. Tabaku, duke e vlerësuar për një fushatë intensive. Kryetari i PD, akuzoi Edi Ramën për ndalimin e hapjes së kutive në rastin e Olta Xhaçkës, ndërsa PD, në të kundërt, u jep kandidatëve të drejtën të kërkojnë transparencë dhe drejtësi. Parimi i PD-së është: “Kërko të drejtën tënde”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

FJALA E PLOTË

Përpjekjet për të injoruar ndikimin në farsën elektorale të karteleve të drogës, organizatave dhe grupeve kriminale, të koordinuara nga Ergys Agasi, përbëjnë një krim tjetër madhor dhe të shëmtuar, dimension tipik të farsës elektorale të narkoshteteve.

Kandidati i kartelit Troplini, karteli më i fuqishëm i kokainës në Ballkan dhe ndër më të fuqishmit në Europë, i cili është i vetmi kartel me port në dispozicion, është karteli që kontrollonte në çdo metër katror portin e Durrësit, është karteli që bënte çdo emërim dhe anulonte çdo shkarkim në këtë port, duke filluar nga pozicioni i fshesarit te vinçieri, drejtori dhe me radhë.

Është karteli që kontrollon me dhjetëra biznese të paprekura nga Altin Dumani.

Është karteli që një vit më parë do gjendej me 3 milionë euro dhe që nuk u ndodhi asgjë.

Ky kartel kishte përcaktuar Arkend Ballën si ministër të ardhshëm të Brendshëm të Shqipërisë.

Në marrëveshjen Agasi-Rama-Doçi, që është nipi i Troplinëve, por eksponent i spikatur, perandoria e kartelit Troplini shtrihet nga Peruja në Europën e Veriut.

Pra, ky kartel nxori Arkend Ballën 5 mijë vota më të votuar se Edi Ramën në vitin 2021.

Po, Edi Rama mori 15 mijë vota.

Arkend Troplini mori 21 mijë vota.

Shikoni se çfarë krimi monstruoz bën propaganda.

Kërkon t’u shesë shqiptarëve për zgjedhje këtë farsë të shëmtuar droge dhe krimi.

Arkend Troplini, në vitin 2021, si Arkend Balla, mori gjithsej 2500 vota.

Dhe kur u konvertua në Arkend Troplini, mori 21 mijë vota.

A ka më pafytyrësi se sa të bësh avokatinë e këtij procesi?

Çfarë morali u mbetet avoketërve të këtij procesi?

Avoketërit e Troplinit në gjykatë janë me ligj, paguhen prej tij dhe është normale se nuk duhet të ketë njeri pa avokat.

Por avoketërit e tij në studio, të cilët duan t’u servirin shqiptarëve një proces elektoral të tillë si sukses të qeverisë, janë të denjë për çdo epitet.

Si mundet të flasin për zgjedhje?

Si mund të flasin për fitore zgjedhjesh, kur i njëjti person ka marrë 2500 vota në vitin 2021, dhe pasi ndërron mbiemrin në Arkend Troplini, merr 21 mijë vota. Tejkalon me 5 mijë vota Edi Ramën.

Unë mund t’u rreshtoj ju një seri të tjerësh.

Çfarë janë këta që duan të legjitimojnë krimin në zgjedhje?

Çdo kriminel duhet të ketë një avokat në përputhje me ligjin, po këta, avoketër në studio televizive të farsës më të shëmtuar, çfarë emri mund t’i quaj?

Ua lë qytetarëve t’ua vënë emrin këtyre.

Në këtë farsë të kartelit, dora e shtetit është po kaq e zezë sa dora e kartelit.

Sepse Irena me 5 mbiemra, e cila duhej të kishte ikur me kohë atje ku e ka vendin, KLGJ me ligj për 20 ditë duhej të jepte verdiktin, po ajo mban 42 ditë për të marrë vendimin për Elvis Doçin.

E morët vesh besoj, që të gjithë krerët e kartelit Troplini janë të lirë, në arrati gjoja, por janë të gjithë në Durrës në shtëpitë e tyre.

Pra, a nuk është ky qëndrim, ftoj qytetarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: a nuk është ky qëndrim një akt i shëmtuar me të cilin skllevër të krimit, intelektualë kriminelë, analistë kriminelë, të quajtur analistë, por që nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë dhe analizën, kërkojnë t’u servirin qytetarëve, suksesin e kartelit si suksesin e zgjedhjeve.

A përbën ky një krim të shëmtuar propagandistik?

Pra, është koha të ndalemi.

Çdo qytetar shqiptar të analizojë propagandën e këtyre ditëve se si njëlloj si në diktaturë, intelektualët kriminelë që mbronin diktaturën dhe krimet e saj, sot prapë, këta janë pseudo-intelektuale, këta nuk kanë asgjë të përbashkët me intelektualin e vërtetë, shërbëtorin publik.

Kërkojnë t’u servirin si sukses qeveritar elektoral kartelet e drogës dhe brutalitetin e tyre në zgjedhje.

Pra, duhet të bëjmë dallimin të dashur qytetarë, midis avokatit ligjor dhe këtyre skllevërve të krimit që përpiqen të mashtrojnë, që përdorin valët e radiove dhe ekranet televizive për të mashtruar qytetarët.

Për të përligjur një monstruozitet evident. Nuk është i fshehur.

Ju jeni dëshmitarë, sa herë unë denoncova Sara Milen dhe Suel Çelën.

A nuk e denoncova gjatë fushatës disa herë Klodian Danin, ushtar i Suel Çelës, që thërriste në Përrenjas qytetarët të votonin për Sara Milen.

Sa herë kam denoncuar takimet e fshehta te Kodra e Kuajve të Ergys Agasit me Suel Çelën dhe më pas me Vangjush Dakon dhe me Edi Ramën.

A mundet të kapërdihet?

A mundet të mbrohet një krim i tillë i shëmtuar elektoral?

Unë edhe njëherë deklaroj se këto zgjedhje kurrë nuk do njihen dhe se ata, të cilët përpiqen t’u shesin shqiptarëve krimin si sukses elektoral, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rreshtojnë veten me kartelet, me Edi Ramën dhe me të gjithë autorët e farsës më të shëmtuar elektorale të majit 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat