back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: KLGJ dhe KLP heshtin për sulmet e Ramës ndaj drejtësisë

Berisha: KLGJ dhe KLP heshtin për sulmet e Ramës ndaj drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulme të drejtpërdrejta ndaj përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama “me egërsinë më të madhe” ka sulmuar prokuroren Gjeli në Shkodër, e cila sipas tij kishte zbatuar “pikë për pikë” raportin e policisë.

“Pas prokurores Gjeli, Rama iu vërsul një gjyqtari me mbiemrin Balliu, vetëm sepse ai kishte zbatuar vendimin e qeverisë për të drejtën e parablerjes. Kryeministri i kërkonte të mbante dy standarde: njëherë ta zbatojë ligjin dhe njëherë ta shkelë,” – tha Berisha.

Sipas tij, sulmet verbale të Ramës ishin “të denja për një ordiner, jo për një kryeministër”, ndërsa institucionet e drejtësisë – Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)  “nuk thanë asnjë fjalë” në mbrojtje të gjyqtares dhe gjyqtarit.

“Kur unë denoncoja lidhjet me krimin të Altin Troplinit, ata dilnin me deklarata të gjata në mbrojtje të tij. Kur Rama sulmon prokurorë e gjyqtarë që zbatojnë ligjin, ata heshtin,” – u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat