back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetSprai në sy/ Berisha lëndohet në protestë

Sprai në sy/ Berisha lëndohet në protestë

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës që po zhvillohet në Tiranë.

Sipas raportimeve nga terreni, incidenti ka ndodhur në një moment tensioni mes protestuesve dhe Policia e Shtetit, pranë AKSHI, ku Berisha ka pësuar lëndime në sy si pasojë e sprait të përdorur gjatë përplasjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se ai është lagur nga uji i hedhur nga autobotët e policisë, ndërsa për disa momente nuk është ndjerë mirë.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, me përplasje sporadike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat