Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi pas përfundimit të seancës parlamentare se në Parlament ka përfaqësues të “karteleve të drogës”. Ai u ndal para gazetarëve në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke mbrojtur qëndrimin e tij kritik ndaj maxhorancës.
“Unë nuk bëra gjë tjetër veçse u thashë që në Parlament janë kartelet e drogës. Ata nuk mund të mos e thoja, të vret Zoti po të mos e thuash atë”, deklaroi Berisha. Ai kritikoi gjithashtu kryesuesin e seancës, Vasil Llajon, duke e quajtur “një mjek pa eksperiencë parlamentare” dhe akuzoi se parlamenti po funksionon në kundërshtim me rregulloren.
Kur gazetarët e pyetën për pjesëmarrjen e opozitës në seancë, Berisha u përgjigj: “Ne erdhëm, por a e patë se si erdhëm?”.