back to top
32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha nga SPAK: Altin Troplini, delinkuenti numër 2 pas Ramës

Berisha nga SPAK: Altin Troplini, delinkuenti numër 2 pas Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut te SPAK-ut Altin Dumani, të cilin e cilësoi si “delinkuentin numër 2 në Shqipëri pas kryeministrit Edi Rama”.

Deklarata u bë pas një paraqitjeje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku Berisha tha se kishte lënë një mesazh të shkruar për organin e akuzës.

“Në këtë prokurori lashë një dedikim të qartë për Altin Troplinin,” – u shpreh Berisha para mediave. Ai më tej lexoi mesazhin e tij:

“Altin Troplini, me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore – këto dy të fundit, fund e krye krime qeveritare – dëshmon se, pas Ramaduros, është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri.”

Berisha, aktualisht nën masën “arrest shtëpie” dhe i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, ka qenë vazhdimisht kritik ndaj drejtësisë së re dhe ndaj SPAK, të cilin e akuzon për shërbim politik ndaj mazhorancës.

Nga ana tjetër, Altin Dumani nuk ka reaguar ende ndaj deklaratave të Berishës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat