back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBerisha nuk ndal akuzat/ Skapi mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun...

Berisha nuk ndal akuzat/ Skapi mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun ndaj opozitës

Kreu i PD-së, Sali Berisha në daljen e tij të publike ka ripërsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale, qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.

Çdo ditë që kalon, organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës. Çdo orë që kalon është orë e diktaturës, orë e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve. Është orë e dhunës, terrorit ndaj opozitës.

Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.  Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa.

Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.

Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat