Kreu i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer sërish vëllait të kryeministrit Edi Rama,
Sipas Berishës, Olsi Rama është në hetim ndërkombëtar, ndaj do të kërkojnë sërish interpelancë me kryeministrin.
“Prapë do insistohet që të paraqitet edhe në interpelancë.
Nuk ka kurajo, ka frikë ai.
Ai ka frikë, ka tmerr.
E pa tani që edhe i vëllai i Basharit merrej me drogë, tani kur i del në ëndërr Olsi, e ndjen veten shumë keq.
Që në fakt është absolutisht, e vërteta do dalë.
Fatmirësisht është në hetim ndërkombëtar.
Fatmirësisht, po!”, është shprehur Berisha.