back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha paralajmëron protestën e radhës/ Cili institucion do të rrethohet

Berisha paralajmëron protestën e radhës/ Cili institucion do të rrethohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ditën që do të miratohet buxheti për vitin 2025.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se kanë zgjedhur që të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare, të sigurtë se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama.

Por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.

Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit. Berisha: Rama po u jep goditjen e mëshirës fermerëve! Fondet shkojnë në sektorët ku vidhen më shumë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas Berishës me këtë buxhet janë diskriminiuar fermerët.

“Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj tyre.Të mos harrojmë se ky fermer blen inputet me çmimet më të shtrenjta. Se mbi këtë fermer rëndojnë taksat armiqësore, TVSH zero në blerje dhe 20 në shitje. Mbi këtë fermer rëndon mungesa e plotë e informacioneve për orientimet e tregut. Mungon këshilla e domosdoshme për ta. Kjo ka sjellë një rënie katastrofale të prodhimit blegtoral dhe bujqësor në Shqipëri”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat