back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile dhe të fushatës

Berisha: PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile dhe të fushatës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, të cilët janë njëkohësisht motorët e fushatës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne nuk e përjashtojmë, ne jemi për zgjedhje. Në diktatura ka dy rrugë miqtë e mi, kjo është narkodiktaturë me të gjithë treguesit e saj, tani për fat të mirë kemi dhe mbështetje ndërkombëtare.

Tani ose guerilja, luftë guerile, nuk jemi. Ne jemi për mosbindje civile, nuk mashtrojmë ne shqiptarët. Ne jemi për mosbindje civile, gjersa të bëjmë zgjedhje të lira.

Ky duhet të pranojë qeverinë teknike, hajde bëjmë zgjedhje, fito po deshe me qeveri teknike”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat