back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEmërimi i kreut të ri të SPAK/ Berisha: Për të vdekurit, ose...

Emërimi i kreut të ri të SPAK/ Berisha: Për të vdekurit, ose fol mirë ose mos fol më

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot mbi emërimin e kreut të ri të SPAK dhe rolin e administratës së re amerikane në mbështetjen e luftës kundër krimit dhe karteleve në Shqipëri.

Berisha theksoi se ka pasur një qëndrim të ndryshëm zyrtar nga Shtetet e Bashkuara vetëm tetë muaj më parë, dhe ndryshimi aktual është me një rëndësi të madhe:

“Ka patur një qëndrim krejtësisht tjetër zyrtar dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe. Ky ndryshim i administratës së re është një ndryshim i cili rrit shpresën se këtu mund të luftohet krimi dhe kartelet,” tha ish-kryeministri.

Ai shtoi gjithashtu një mesazh të shkurtër dhe të prerë për respektimin profesional të viktimave:

“…Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Profesionalisht po them, kaq ishte përgjigja ime.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat