KreuAktualitetEkonomiaRama prezanton paqen fiskale për biznesin

Rama prezanton paqen fiskale për biznesin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me komunitetin e biznesit, ku u diskutua për iniciativën e re të qeverisë, “paqja fiskale”, e cila tashmë është kthyer në ligj.

Rama theksoi se kjo nismë do të shërbejë si urë besimi mes sipërmarrësve dhe administratës tatimore, duke mundësuar që bizneset të vetëkorrigjohen dhe të ribëjnë deklarimet për vitet e kaluara.

“Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim ynë në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Nisma synon rritjen e formalizimit dhe uljen e taksave të papaguara”, tha kryeministri.

Ky dialog i hapur me biznesin vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur transparencën, besimin dhe formalizimin në sektorin privat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat