back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Prokuroria favorizon Ramën dhe Ballukun

Berisha: Prokuroria favorizon Ramën dhe Ballukun

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër prokurorinë dhe gjykatën për mënyrën se si po trajtohet çështja e tunelit të Llogarasë, ku janë të përfshirë sipas tij Edi Rama dhe Lubina Balluku.

Sipas Berishës, prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese të mundshme, duke lejuar që të dy të përfshirët të pengojnë hetimin, të prishin prova dhe të mbrojnë njëri-tjetrin. Ai thekson se çdo veprim i Lubina Ballukut është “i diktuar nga Edi Rama”, duke e bërë të dy protagonistë të një grupi të strukturuar kriminal.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me një individ të vetëm, por me Lubinë, disa drejtorë dhe punonjës përgjegjës të prokurimeve, të gjithë së bashku, të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhjetëra e qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë në bashkëpunim të ngushtë,” tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzon se prokuroria heziton t’i konsiderojë ata si grup kriminal ose organizatë kriminale, pavarësisht dëmeve kolosale që kanë shkaktuar për qytetarët shqiptarë.

Berisha përshkruan çështjen Rama-Balluku si unikale në Europë, duke nënvizuar se mënyra se si po trajtohet nga institucionet është e papranueshme dhe favorizon keqbërësit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat