back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: PS dhe shteti janë një/ "Letra ndaj ndërkombëtarëve është provë e...

Berisha: PS dhe shteti janë një/ “Letra ndaj ndërkombëtarëve është provë e manipulimit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, duke e akuzuar për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Partinë Socialiste dhe për përfshirje aktive në atë që ai e cilëson si “farsë elektorale” në zgjedhjet vendore të 11 majit 2025.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale dhe të shpërndarë për mediat, Berisha e quan ministrin “narko-ministër”, dhe e akuzon se ka reaguar publikisht vetëm një orë pas publikimit të raportit të misioneve ndërkombëtare, duke u bërë, sipas tij, “avokat i krimit elektoral dhe ushtar i Edi Ramës.”

Sipas Berishës, ministri i Jashtëm, Igli Hasani nuk kishte asnjë kompetencë të dërgonte një letër reagimi misioneve vëzhguese, sidomos në mënyrë kaq të menjëhershme. Për të, ky veprim provon se në Shqipëri “partia dhe shteti janë një”, dhe nuk mund të flitet për zgjedhje të lira.

“Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet: se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një,” u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri shkon edhe më tej, duke e cilësuar ministrin bashkëfajtor në “farsën elektorale” dhe duke e vendosur përkrah prokurorit Altin Dumani, të cilin e cilëson gjithashtu si “avokat i këtij krimi të shëmtuar”.

“Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. E dënoj me forcën më të madhe këtë reagim të tij,” shtoi Berisha.

Në të njëjtën linjë, Berisha foli edhe për aktivistin e PD-së, Shkëlqim Hoxha, i cili sipas tij po hetohet për një çështje të zgjedhjeve të 2023-ës, në lidhje me pagesën e biletave të disa qytetarëve për të votuar në Rrogozhinë.Sipas Berishës, të gjitha këto veprime janë pjesë e një strategjie për të mbuluar farsën elektorale dhe për të goditur opozitën, në vend që të adresohen problemet e vërteta të demokracisë në vend.

“Gjithçka bëhet për të mbuluar farsën. Këto janë përpjekje të organizuara për të heshtur opozitën dhe për të fshehur të vërtetën që shqiptarët e panë me sytë e tyre më 11 maj,” deklaroi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat