back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Rama dhe Çakulli manipuluan regjistrimin për të organizuar 21 Janarin

Berisha: Rama dhe Çakulli manipuluan regjistrimin për të organizuar 21 Janarin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke akuzuar drejtuesit politikë për manipulime dhe falsifikime të qëllimshme me qëllim destabilizimin e vendit.

Sipas Berishës, Edi Rama dhe Filip Çakulli manipuluan një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, që pretendonte se Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Ky regjistrim u përdor, sipas Berishës, për të justifikuar dhunën dhe organizimin e protestës së 21 Janarit.

“Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi, në bashkëpunim me Filip Cakullin, një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij,” tha Berisha.

Ai shtoi se regjistrimi ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe përpunuar me copy-paste 28 herë, për të lëshuar përshtypjen se Meta kishte marrë pagesën, ndërkohë që Meta në fakt kishte vepruar sipas ligjit dhe vendimeve të gjykatës.

Berisha gjithashtu shpjegoi se Meta kishte marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministër dhe nuk kishte shkuar te prokuroria në këtë cilësi, duke respektuar standardet e asaj kohe.

“Meta më tha se nuk shkon te prokurori si zëvendëskryeministër, por si qytetar i thjeshtë. I përgëzova për këtë vendim,” tha Berisha, duke theksuar se ato ishin standardet e atëhershme, ndryshe nga praktikat e qeverisë aktuale që sipas tij “vrapon për të ruajtur prapanicën e vet duke hedhur në gjyq vendimin e gjykatës”.

Berisha theksoi gjithashtu një tjetër element të rëndësishëm: shkresa e biznesmenit që pretendonte dëm prej 700 mijë euro, e cila kishte ardhur te Meta në cilësinë e ministrit, ishte thjesht një kërkesë për të zbatuar vendimin e gjykatës, dhe nuk përbënte asnjë provë për marrje të fondeve nga Meta.

Sipas Berishës, ky manipulim u përdor për të krijuar një skenar dhune dhe për të justifikuar protestën e dhunshme të 21 Janarit, duke e bërë Ramën “skenarist të dhunës”.

“Këtu, se çfarë di Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por ai veproi si qytetar i thjeshtë,” tha Berisha.

Ai e konsideroi ngjarjen e 21 Janarit si agresion të vërtetë me hunj, dinamite dhe plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave, duke theksuar se ndërhyrja e institucioneve mund të ishte më shumë një proces teorik sesa praktik.

Berisha kritikoi gjithashtu mediat e afërta me Ramën, të cilat sipas tij, shpërndajnë informacion të njëanshëm dhe manipulojnë opinionin publik.

“Jeni të paritur nga Edi Rama dhe shkruani çfarë i intereson atij,” tha Berisha, duke iu referuar gazetarëve dhe “kalemxhinjve” që sipas tij, nuk raportojnë të vërtetën.

Ish-kryeministri theksoi se çdo veprim i Lubina Ballukut dhe i Ramës për tunelin e Llogarasë ishte i diktuar nga Rama, dhe se prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj tyre, duke mos i trajtuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, sipas akuzave të Berishës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat