back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Rama sulmon kot gjyqtarët, ndërsa unë luftoj për drejtësinë dhe ligjin

Berisha: Rama sulmon kot gjyqtarët, ndërsa unë luftoj për drejtësinë dhe ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ushtron presion dhe sulmon gjyqtarë e prokurorë vetëm pse zbatojnë ligjin, ndërsa ai vetë  siç theksoi,  ka bërë denoncime vetëm mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve.

“Unë nuk kam sulmuar asnjëherë një gjykatës apo prokuror pa prova. Çdo denoncim që kam bërë ka qenë i mbështetur në dokumente. Ndërkohë Rama i sulmon gjyqtarët pse nuk arrestuan Berishën apo Ilir Metën, ose pse zbatojnë ligjin në vendimet e tyre,” u shpreh Berisha.

Ai solli si shembull rastin e gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën tha se ka publikuar vendime për korrupsion dhe dokumente që dëshmojnë dënime në Greqi, të padeklaruara në formularët e dekriminalizimit dhe të vetingut.

“Kam nxjerrë vendimet dhe dokumentet për dënimin e saj në Greqi. Ajo e ka mohuar, por faktet janë aty. Ky është krim në vazhdim, dhe ajo mbahet në detyrë nga Rama me mbështetjen e Troplinit. Nuk është sulm politik, por detyrim për t’i bërë publike këto të vërteta,” tha ai.

Berisha shtoi se qeveria mban gjyqtarë e prokurorë problematikë për interesa politike dhe për mbrojtjen e dosjeve elektorale, duke përmendur rastet e njohura “184” dhe “339”.

“Nuk mund t’i fsheh këto fakte, është detyra ime si deputet dhe si kryetar opozite. Ndërkohë, gjyqtarët që japin vendime sipas ligjit, Rama i sulmon publikisht si rrugaç ordiner,” deklaroi ai.

Sipas Berishës, sulmet politike ndaj drejtësisë, të kombinuara me mungesën e procesit të rregullt ligjor, po prodhojnë një klimë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat