back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha jep alarmin: Farsa elektorale nuk mund të fitohet, zgjidhja është qeveria...

Berisha jep alarmin: Farsa elektorale nuk mund të fitohet, zgjidhja është qeveria teknike

Kreu i PD, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se ia vlejti kontrata me Chris LaCivita.

“Kontraktimi i Cris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Trump, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD-ja.

Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, nëse do ecja në fushatën elektorale pa një ekspertizë, do të gaboja. Këshilltari elektoral merret si një garant i fushatës, besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori.

Ai solli vlerësimet e tij. Udhëzimet janë marrë parasysh plotësisht. Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Kontrata do jetë transparente në afatin që përcakton ligji. Ia vlente shumë (kontrata me LaCivita). Kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë”, tha Berisha.

Berisha përsëriti thirrjen për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

“Po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar situatën e raportit zgjedhor ndërkombëtar, po bën telefonata të pafundme. Raporti do jetë përfundimtar dhe pasqyrë e fjalën do e ketë vetëm populli shqiptar. Zgjidhja është largimi i Ramës, qeveri teknike, zgjedhje të parakohëshme, nuk pranojmë farsë elektorale”, u shpreh ai, teksa vijoi me pamje nga përplasjet ditën e zgjedhjeve në Vorë, ku Flamur Noka dhe Albana Vokshi sulmuan qytetarët gjatë votimit, teksa Berisha i cilësoi personat si “banda e Xhabaftëve”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat