Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë.
Pa përmendur emrat mediash, por duke i përfshirë pothuajse të gjitha, Berisha ka lëshuar akuza për mos pasqyrim realiteti.
“Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.
Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.
Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.
Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.
Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.
Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë.
Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.
Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut”, është shprehur Berisha.
Sipas tij, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin valët publike për të mashtrur qytetarët.
Berisha ka shkuar edhe më tej, duke thënë se një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit.
“Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtrur qytetarët.
I përdorin ato për tyë përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe minsitrave të tij.
Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetaret, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre”, është shprehur Berisha.