back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBerisha sulmon mediat/ “Po kryejnë një krim ndaj shqiptarëve në fushën e...

Berisha sulmon mediat/ “Po kryejnë një krim ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se 90 përqind e mediave në Shqipëri i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë.

Pa përmendur emrat mediash, por duke i përfshirë pothuajse të gjitha, Berisha ka lëshuar akuza për mos pasqyrim realiteti.

“Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.

Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.

Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale.

Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.

Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë  e takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.

Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë.

Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.

Mediat e kontrolluara nga qeveria që 90% të emisioneve informative, programeve të tjera ia kushtojnë dizinformimit të shqiptarëve, në mbrojtje të qeverisë së krimit, tejkalojnë disa aspekte edhe mediat e diktaturave të tjera, përveç Koresë së veriut”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin valët publike për të mashtrur qytetarët.

Berisha ka shkuar edhe më tej, duke thënë se një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit.

“Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtrur qytetarët.

I përdorin ato për tyë përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe minsitrave të tij.

Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetaret, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat