Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar me nxitim nga zona më e tensionuar e protestës para Kryeministrisë, pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit në drejtim të godinës.
Sipas raportimeve nga terreni, Berisha është mbrojtur nga truprojat e tij me çadër, në një moment kur situata u përshkallëzua ndjeshëm.
Ai është shoqëruar nga deputetët demokratë, të cilët gjithashtu janë larguar nga zona, ndërsa tensionet vijojnë dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policia e Shtetit mbeten të forta.



