back to top
3.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Berishizmi është më i fortë se vetë Berisha”/ Alibeaj analizon gjendjen e...

“Berishizmi është më i fortë se vetë Berisha”/ Alibeaj analizon gjendjen e PD-së

Enkelejd Alibeaj, nga platforma Djathtas 1912, analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke theksuar se sfida më e madhe nuk qëndron vetëm tek figura e Sali Berishës, por tek grupimi i brendshëm i njohur si ‘berishizmi’, i cili sipas tij kontrollon plotësisht PD-në dhe e ka larguar interesin publik nga prioritetet.

Në një intervistë në Puls, A2 CNN, Alibeaj deklaroi se ky grupim politik ka braktisur interesin e qytetarëve dhe është përqendruar vetëm te përfitimet personale dhe marrëveshjet amorale me pushtetin.

“Berisha, edhe pse humbi zgjedhjet dhe ka firmosur në statut që kryetari humbës duhet të largohet, sot mbështetet nga një rreth interesash që veprojnë për hesap të tyre,” tha Alibeaj.

Sipas tij, ‘berishizmi është më i fortë se vetë Berisha’, pasi enturazhi që e rrethon funksionon vetëm për ruajtjen e pozicioneve dhe ka treguar mungesë integriteti dhe koherence politike. Alibeaj shtoi se brenda PD-së ekzistojnë klane pa harmoni, dhe qëndrimet publike të tyre dëshmojnë këtë përçarje.

Ai kujtoi se në vitin 2021, PD ishte shumë pranë fitores, vetëm 30 mijë vota larg Partisë Socialiste. Sot, sipas tij, partia ka humbur rreth 300 mijë vota dhe nuk ka më asnjë perspektivë si alternativë qeverisëse.

Alibeaj kritikoi gjithashtu qëndrimin e Berishës ndaj proceseve të ndryshme parlamentare:

“Fakti që Berisha e quan 11 majin ‘masakër zgjedhore’, por gjithsesi ecën pas iniciativave të Edi Ramës në komisionet e reformës zgjedhore, territoriale dhe në ndryshimet kushtetuese, tregon varësi dhe mungesë vizioni.”

Sa i përket zgjedhjeve 2021–2025, Alibeaj theksoi se manipulimet më të mëdha ndodhën në vitin 2021, kur rreziku që PD të vinte në pushtet ishte real. Sipas tij, sot partia nuk paraqet më asnjë alternativë serioze për demokratët dhe sfida kryesore mbetet rindërtimi i besueshmërisë dhe distancimi nga influencat e brendshme që e pengojnë PD-në të funksionojë si forcë politike e pavarur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat