back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetBisedimet Rusi-Ukrainë/ Përfundon pas rreth dy orësh takimi i delegacioneve në Turqi

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Përfundon pas rreth dy orësh takimi i delegacioneve në Turqi

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës që prej marsit 2022 zgjatën më pak se dy orë dhe nuk sollën ndonjë shenjë përparimi të dukshëm drejt paqes, raporton Reuters.

Takimi u zhvillua në Turqi, në një përpjekje për të rifilluar dialogun diplomatik mes palëve ndërluftuese.

Një burim ukrainas, që foli për Reuters, i quajti kërkesat e Rusisë si të papranueshme dhe “të shkëputura nga realiteti”, duke shtuar se shkojnë përtej gjithçkaje që është diskutuar më parë dhe përfshijnë kushte jo konstruktive. Ndërkohë, pala ruse nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për takimin.

Shpresat për një përparim të rëndësishëm ishin të ulëta edhe përpara bisedimeve, por u zbehën më tej pas komenteve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se nuk do të ketë lëvizje reale pa një takim të drejtpërdrejtë mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përparësia kryesore e Kievit është armëpushimi i plotë dhe i pakushtëzuar.

Moska, nga ana e saj, pohon se dëshiron t’i japë fund luftës përmes mjeteve diplomatike dhe është e gatshme të diskutojë një armëpushim. Por Rusia ajo shpreh shqetësime se një pauzë mund të përdoret nga Ukraina për të forcuar radhët e saj dhe për të siguruar armë të reja nga Perëndimi.

Ukraina dhe aleatët e saj akuzojnë presidentin Putin për taktika bllokuese dhe thonë se ai nuk është serioz në përpjekjet për paqe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat