back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaBizneset e vogla mbajnë peshën kryesore të punësimit në Shqipëri

Bizneset e vogla mbajnë peshën kryesore të punësimit në Shqipëri

Bizneset e vogla përbëjnë shtyllën kryesore të punësimit në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2024 në këto biznese janë punësuar gjithsej 113,439 persona, duke përfaqësuar një pjesë të konsiderueshme të tregut të punës në vend.

Në krahasim me vitin 2023, numri i të punësuarve në ndërmarrjet e vogla është rritur me rreth 1,500 persona. Këto biznese përfshijnë kryesisht aktivitete me 1 deri në 4 punonjës, shpesh të natyrës familjare, të përqendruara në sektorin e shërbimeve, si dyqane të vogla, ofrues shërbimesh profesionale dhe biznese artizanale.

Rritje ka pasur edhe në segmentin e bizneseve të mesme. Ndërmarrjet që punësojnë nga 5 deri në 9 persona renditen të dytat për kontribut në numrin total të të punësuarve, duke shtuar 343 vende të reja pune krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, bizneset e mëdha mbeten në një trend të qëndrueshëm, pa ndryshime të mëdha në numrin e të punësuarve.

Turizmi, ndërkohë, mbetet një prej faktorëve kyç që po ndikon në zgjerimin e sektorit të shërbimeve. Sipas INSTAT, 86% e ndërmarrjeve në Shqipëri janë të përqendruara në ofrimin e shërbimeve. Kjo është reflektuar edhe në rritjen e shitjeve, pagave dhe, si rezultat, edhe të punësimit për tremujorin e parë të vitit 2024.

Të dhënat sinjalizojnë një trend pozitiv për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat jo vetëm që përfaqësojnë pjesën më të madhe të bizneseve në vend, por edhe vazhdojnë të krijojnë mundësi pune për mijëra shqiptarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat