Donald Trump ka postuar një video 60 sekondëshe në mediat sociale ku shihen “përbindëshat e qiellit”, avionë luftarakë B-2 bombardues duke fluturuar në qiell dhe duke hedhur dhjetëra bomba.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është se e gjithë videoja është e shoqëruar nga një kolonë zanore që përsërit fjalët “bombardoni Iranin”.
Kënga – një version i parodizuar i hitit të Beach Boys, Barbara Ann – është modifikuar për ta zëvendësuar “Barbara Ann” me “bomb Iran”.