back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBozdo: Kemi informacione se PS po nis aksionin e blerjes së votës,...

Bozdo: Kemi informacione se PS po nis aksionin e blerjes së votës, në këmbim të parave

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Enno Bozdo, ka dalë me një deklaratë të fortë nga terreni zgjedhor, duke akuzuar Partinë Socialiste për nisjen e një fushate të organizuar për blerjen e votës në këmbim të parave, ndihmave dhe favoreve të tjera.

Sipas Bozdos, PD ka prova dhe dëshmi konkrete për individë dhe zona ku po ndodhin këto veprime dhe ka angazhuar strukturat e saj për të monitoruar çdo cep të territorit. Ai i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut që të reagojnë menjëherë dhe të tregojnë paanshmëri. “Çdo akt shitblerjeje vote do të konsiderohet terrorizëm elektoral,” – theksoi Bozdo, duke paralajmëruar ndëshkime ligjore për këdo që tenton të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.

DEKLARATA E PLOTE E ENNO BOZDOS

PërshëndetjeNdërsa kemi hyrë në javën e fundit të fushatës zgjedhore,e dimë se sipas traditës më të mirë të 12 viteve të fundit,kjo është java ku Partia Socialiste ble vota me shumicë,kesh apo me ndihma, me premtime për legalizime,vende pune, heqje gjobash etj.. Kjo është java ku vullneti i popullit tjetërsohet rëndë dhe ku maxhoranca e sotme aktuale ka varur çdo shpresë për fitore!

Ne kemi në dispozicion dëshmitë dhe informacionet e para se fenomene të tilla po programohen të ndodhin.Ne kemi dijeni për emra dhe mbiemra, zonat që po operojnë, për përsonat që u kanë premtuar gjithcka të paligjshme në këmbim të votës.

Jam këtu përpara jush për të deklaruar se Partia Demokratike është në terren,në monitorim të plotë të situatës,me strukturat e saj mobile territoriale,të cilat kanë në vëzhgim çdo cep të territorit dhe çdo person të dyshuar.

Jam këtu,për të bërë me dije cilindo që do të përfshihet në akte të shitblerjes së votës,se jo vetëm do të denoncohen publikisht por do të shpallet “terrorist elektoral” nga Partia Demokratike dhe se mbi të do të godasë pa asnjë mëdyshje ligji dhe drejtësia.

I bëjmë thirrje Policisë se Shtetit dhe SPAK,dy strukturave kryesore të garantimit të një proçesi zgjedhor të drejtë dhe transparent,se është çasti i tyre të provojnë se janë jo vetëm të paanshëm por edhe shërbëtorë të ligjit,në dobi të Shqipërisë.Ne nuk kërkojmë tensione apo konfrontim por vetëm zbatimin e ligjit. Ne do të sinjalizojmë menjëherë strukturat e mësipërme për çdo rast të shkeljes së ligjit zgjedhor. Ne nuk do të lejojmë asnjë votë të tjetërsohet,asnjë votë të vidhet apo të blihet.Ne presim që strukturat ligjzbatuese të operojnë menjëherë pa humbur kohur kohë.Ne duam që qytetarët shqptarët të votojnë të lirë dhe të pakërcënuar. Por të jeni të sigurtë se asnjë votë nuk preket,asnjë votë nuk tjetërsohet. Mjerë ata që nuk i bëjnë llogaritë me ligjin dhe vendosmërinë e demokratëve për të respektuar deri më një vullnetin e zgjedhësve!

Ju faleminderit

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat