back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Brukseli shpall pretencën ndaj narkoshtetit"/ Berisha: Rama dhe zgjedhjet kallp, të demaskuar...

“Brukseli shpall pretencën ndaj narkoshtetit”/ Berisha: Rama dhe zgjedhjet kallp, të demaskuar para Europës

Pas një vizite të suksesshme dy ditore të zhvilluar në Bruksel dhe takimeve të shumta në Parlamentin Europian dhe Partisë Popullore Europiane, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para mediave se, në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp.

E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp. U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar. U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj. Ishin ditët më të veçanta’, theksoi Berisha.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencë, kryedemokrati Sali Berisha tha se, në Bruksel u  theksua se krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. ‘U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit. Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo logjikë’, theksoi Berisha gjatë konferencës.

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në konferencën e sotme se dy përfaqësuesit e dërguar me urgjencë nga Edi Rama në Bruksel dolën të rrënuar nga takimi, pasi nuk mundën të mbrojnë skandalet dhe lidhjet kriminale të qeverisë. Ai i cilëson si të pafajshëm, në një ‘mision të pamundur’, duke premtuar se farsat elektorale të Ramës nuk do të pranohen kurrë nga shqiptarët.

Gjatë konferencës, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për rikonstruksionin që po ndodh ne kampin e Spaçit. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet të shuajë me pretekste dhe pamje të jashtme të mbushura me suva dhe bojëra, gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në kampin e Spaçit. ‘Është dëshmi tjetër se, si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste, përpiqet që të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi që ky e quajti; ana e drejtë e historisë’, theksoi Berisha.

Lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për media se takimet në Bruksel përbëjnë vetëm fillimin e një procesi të rëndësishëm, duke shkaktuar një “tërmet të madh” në narkoshtetin e Edi Ramës. Ai theksoi se ky proces do të vijojë me përfshirjen e institucioneve ndërkombëtare, qeverive mike dhe vetë shqiptarëve, në përpjekjet për rikthimin e votës së lirë në vend.

‘Natyrisht Brukseli ishte dhe duhet të ishte, stacioni i parë dhe unë mendoj se, ato dy ditë në Bruksel krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin, falangat e tij. Kjo do të vazhdojë me të gjitha institucionet ndërkombëtare, do vazhdojë me të gjitha qeveritë e vendeve mike, do vazhdojë më pas me shqiptarët, për rikthimin e votës së lirë’, nënvizoi kryedemokrati.

Në konferencën me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian ka shkatërruar përfundimisht narrativën e mazhorancës për zgjedhjet dhe procesin e integrimit. Sipas tij, raporti nuk përmend askund mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në vitin 2027, ndërsa denoncon në mënyrë të drejtpërdrejtë përqendrimin e pushtetit, mungesën e shtetit ligjor, keqqeverisjen dhe dhunën ndaj mediave.

‘Raportin më nuk e kanë përmend, e kanë përjashtuar fjalën raport fare. U përpoqën të mashtrojnë shqiptarët të thonë, që komisioni mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në 2027, mashtrim i paskrupullt.  Ata thonë se, mirëpresim ambicien e Edi Ramës për 2027, por rikujtojmë, shkruhet në raport, se vendet kandidate kalojnë nëpër transformime të thella për të përmbushur kriteret e anëtarësimit gjatë negociatave të cilat zgjasin sa është e nevojshme për të implementuar reformat e nevojshme’, theksoi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë konferencës me median.

FJALA E PLOTE:

Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian.

Mendoj se, rrallë ndonjëherë PD-ja ka kapur një apogje të tillë, dhe kjo dëshmon se sa e drejtë, sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve.

Ju keni parë këto ditë, nga dita e martë e javës që kaloi gjer sot, një mori të pafund shfrimesh të një lakeizmi, të neveritshëm në shkallë ekstreme të qeveritarëve, të cilët rendin me ngashërimet e tyre se si të qetësonin kryetarin e organizatës së tyre kriminale Edi Ramën dhe si të merrnin në formacionet e reja të narkoshtetit një pozicion më të përshtatshëm.

Keni parë se si, një suitë e tërë mjeranësh, të kapur kokë e xhep nga krimi i narkoshtetit, lebetiteshin në mediat e tyre, portalet, televizionet dhe mediat sociale, që të gjithë për një arsye të vetme; në Bruksel morën një plagë të pashërimtë.

Mori një plagë pa shërim farsa e tyre elektorale. Morën një demaskim ekzemplar lidhjet e tyre me botën e krimit, kartelet e drogës dhe organizatat më të rrezikshme kriminale.

Mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se, sa ato dy ditë të javës së kaluar.

E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp.

U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar.

U bë pretenca e narkoshtetit shqiptar, të Pojave, Çelave, Bajrëve, etj., etj.

Ishin ditët më të veçanta.

Prandaj u them çdo shqiptari se aty, me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari shqiptar që beson te vota e lirë, me sensin më të madh të kësaj përgjegjësie.

Ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Ishin ditë që u ngecën në fyt, farsën dhe lidhjet me krimin Edi Ramës, Pëllumbesha Gjokës, Taulant Begojarisit, Ergys Agasit dhe eksponentëve të tjerë madhor të krimit në qeveri.

Përfaqësuesve të tyre në parlament, Sara Miles, Dyrmishit, Arkend Ballës, e shumë e shumë të tjerëve.

Ishin ditë të cilat i dhanë një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se, shqiptarët do të votojnë të lirë si kombet e tjera.

Me zërat më autoritativë të mazhorancës, qeverisë në Bruksel dhe në Europë, u theksua abuzimi masiv publik me burimet shtetërore, kërcënimi i zgjedhësve dhe administratës publike, përdorimi i gjobave dhe bonusve për të grabitur vota.

Mbjellja e 29300 hektarëve kanabis.

U theksua se krimi dhe kjo është një kryefjalë ta dinë shqiptarët; krimi në Shqipëri i lidhur me politikën, pengon rotacionin dhe nuk lejon ndryshimin e pushtetit.

Pra për të kuptuar se, pse puthadorët e qeverisë dhe narkoqeveritarët reaguan kaq të tërbuar pse bota e tyre mediatike që kontrollojnë 34% më shumë lajme dhe editoriale, pa llogaritur komentet se komentet tejkalojnë 300-500% por ato i përjashtojmë. Për këtë vizitë ata në një aspekt, me atë që morën e meritonin humbën, çdo arsye, çdo llogjikë.

Natyrisht unë nuk mund të falënderoj këta lakej, këta baloz të krimit, për reagimet e tyre ndaj mbrojtjes së votës së lirë, sepse ekzistenca e tyre është pikërisht pushteti i krimit dhe narkoshteti.

Por unë në emër të të gjithë shqiptarëve, që janë shumicë dhe që duan votën e lirë, shpreh

mirënjohjen më të madhe PPE-së, presidencës së kësaj partie, e cila me gojën e sekretares së

Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar.

Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.

Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.

Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë.

Natyrisht në këtë histeri mediatike, thashë dhe njëherë që tejkaloi 34% zhurmën e Samitit më të madh që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, e bëri këtë, mplekseshin interesa individuale, të intelektualëve kriminelë që mbështesin farsën.

Të diplomatëve hajdutë të nxjerrë nga shërbimi si të tillë.

Të banalistëve të denoncuar publikisht si gjobëvënës të neveritshëm.

Të mjeranëve që janë të gatshëm të ndërrojnë flamur çdo ditë, për padronin që i paguan më shumë.

Por të gjitha këto fije mblidhen tek një njeri, tek Edi Rama, i cili kuptoi dhe nisi me urgjencë dy përfaqësues të tijë, të cilët e mbrojtën apo e tradhëtuan atë nuk e di, por një gjë u them shqiptarëve, dolën nga ajo mbledhje me fytyrë të nxirë, më të nxirë se këpucët e tyre.

Dhe njëri prej tyre, ata që e panë, konstatuan se ishte në shok psikik. Po absolutisht.

Pastori që ku mbahej, kurse Etieni ishte sfazuar fare.

U kthyen dy spiunët e qeverisë siç erdhën. Unë i quaj të pafajshëm sepse ishin para një misioni të pamundur.

‘Mission impossible’ (mision i pamundur). Nuk mund të mbronin ata dorëzimin e portit prej vitesh kartelit më të fuqishëm të drogës, Pojave.

Dorëzimin e autostradës së heroinës, Çelëve.

Nuk mund të mbronin ata zhdukjen e inceneratorit 130 mln euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Nuk mund të mbronin ata implikimin e Olsi Ramës, ishte dhe nuk ishte, ua shpjegova unë punën e tij me grupin Xibraka.

Ata ishin në një mision të pamundur.

Nuk mund të mbronin ata aferat e Alalabarit me Edi Ramën.

Nuk mund të mbronin ata lidhjet e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën.

Por kur e dinin dhe Adelajdën, e morët vesh ju. Aty personazh nuk ishte vetëm Sueli, por edhe Adelajda Rroko, e cila garantonte të gjitha karteleve të drogës dhe karteleve kriminale, kundrejt shpërblimeve shumë të mëdha për Edi Ramën, lejet e ndërtimit dhe investimet e aferave.

Pra, nuk mund të mbronin vendimin e Edi Ramës për të dhënë 100euro shpërblim për çdo pensionin në mes të fushatës elektorale.

Nuk mund të mbronin faljen e 200 mln eurove në kundërshtim me çdo ligj, dy ditë para zgjedhjeve.

Nuk mund të mbronin policinë politike e votës të administratës shqiptare të shndërruar në armatën e patronazhistëve, dhjetëra e mijëra punonjës.

Nuk mund të mbronin dhjetëra e mijëra leje legalizimi, certifikata pronësie, leje ndërtimi të dhëna për vota, gjatë fushatës elektorale.

Nuk mund të mbronin 29 mijë hektar, 140 herë më shumë se e lejon ligji, kanabis për votë.

Ndaj dhe ata dolën pothuajse si për serum nga ajo mbledhje.

U përpoqa para shqiptarëve të bëjë zbërthimin se, pse kjo vaje e tmerrshme e narkomazhorancës nga takimet në Bruksel, që tejkaloi 34% samitin e Bashkimit Politik Europian në Tiranë.

Jam këtu për tu zotuar para shqiptarëve se këto janë vetëm hapat e parë, se kurrë kjo farsë nuk do përligjet, kurrë kjo farsë nuk do të njihet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat