back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaCaktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të nisë...

Caktohet data për zgjedhjen e Papës së ri, konklava do të nisë në 7 maj

Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri.

Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve.

Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues.

Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat