Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri.
Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve.
Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues.
Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.



