back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Ceremoni funebre për Veliajn”/ Akuza e fortë e PD në mbledhjen e...

“Ceremoni funebre për Veliajn”/ Akuza e fortë e PD në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në rend dite është vendosur propozimi i Partisë Socialiste për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt.

Në fjalën hapëse, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, theksoi se vendimi i socialistëve është i domosdoshëm për t’i dhënë fund një ngërçi të zgjatur politik në kryeqytet.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur. Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës: projekt-vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj”, tha Fino.

Nga ana tjetër, opozita akuzoi shumicën për bllokimin e pjesëmarrjes së Veliajt në këtë mbledhje. Këshilltarja e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh se kryebashkiaku duhej të ishte shkarkuar që në vitin 2023 dhe e konsideroi procesin e sotëm të vonuar.

“Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat. Jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është. Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Ai duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, për aferën e inceneratorit, vepër që s’u ndërtua kurrë, por për të cilën janë paguar qindra milionë euro”, tha Zhulali.

Në mbledhje mungojnë katër këshilltarë të majtë: Anuela Ristani (kryetare e komanduar), Aldo Merkoci, Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Kujtojmë se të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të ishte i pranishëm personalisht në këtë mbledhje. Por sekretari i Këshillit, Behar Zeneli, i është përgjigjur se, nëse nuk mund të paraqitet fizikisht, ai mund t’i dërgojë pretendimet me shkrim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat