back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetÇështja e mandateve/ PD në pritje të vendimeve të brendshme

Çështja e mandateve/ PD në pritje të vendimeve të brendshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja e dorëzimit apo jo të mandateve të opozitës do të vendoset nga forumet e partisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se opozita nuk do të marrë vendime të nxituara, por do t’i nënshtrohet një procesi të brendshëm institucional.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, tha Berisha.

Deklarata e tij vjen mes diskutimeve të nxehta mbi strategjinë opozitare në Kuvend, në një kohë kur demokratët po akuzojnë qeverinë për kapjen e institucioneve dhe vendimmarrje autoritare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat