Christina Aguilera ka pozuar me një pamje të rinovuar në rrjetet sociale këto Krishtlindje. Këngëtarja e njohur la pas pamjen bionde që kishte gjatë gjithë këtyre viteve.
Ajo vetë eksperimenton shpesh me pamjen e saj dhe këtë herë ka bërë një ndryshim të guximshëm, me rastin e festave të fundvitit. Madje, ajo ka ndarë edhe foto me miqtë e saj online. Ylli përdor shpesh llogarinë e saj personale në Instagram, jo vetëm për të promovuar punën e saj, por edhe për të qëndruar në kontakt me fansat e saj, ndërkohë që ndan me ta materiale nga jeta e saj.
Këtë herë ajo ka dashur t’u tregojë atyre pamjen e saj të re. Në një postim që ka bërë, ajo pozon me flokë rozë, duke ngrënë karamele Krishtlindjesh e veshur me të bardha.
Në foto të tjera, ajo është fotografuar në dhomën e saj të ndenjes, ndërsa në të tjera ajo është jashtë në dëborë, duke pirë shampanjë. Në mbishkrimin e postimit të saj ajo i dërgoi urimet më të mira audiencës së saj. “Gëzuar Krishtlindjet ”, ka shkruar Christina Aguilera.