back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetNga organet e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, te Kuvendi/ Cilat ligje do të...

Nga organet e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, te Kuvendi/ Cilat ligje do të ndryshohen

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar objektivin e vitit 2027 shumë ambicioz dhe jo të dakordësuar me institucionet e BE-së.

Duke prezantuar sfidat parlamentare për Shqipërinë drejt vitit 2030, Peleshi theksoi se Parlamenti synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian. Ai falënderoi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për përgjegjshmërinë dhe qasjen konstruktive gjatë punës parlamentare.

“Integrimi në BE duhet të fillojë nga çdo qytetar në standartet vetjake, dhe ne duhet të jemi modeli për të ngritur këtë standart në nivelin e vendeve ku duam të anëtarësohemi”, u shpreh Peleshi.

Ai bëri të ditur se prioritet i këtij sesioni parlamentar do të jenë ligjet që lidhen me integrimin në BE. Ndër ligjet që pritet të ndryshohen janë:

Ligji për organet e drejtësisë

Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ligje për funksionimin e Kuvendit dhe statusin e deputetëve, duke synuar një ligj organik që i jep status më dinjitoz çdo deputeti

Peleshi shtoi se për këto ligje janë krijuar dy komisione të posaçme dhe shpreson që puna të ecë në bashkëpunim edhe me opozitën.

Ai gjithashtu theksoi se hapja e negociatave për gjithë grupkapitujt përfundoi më 17 nëntor dhe objektivi tani është mbyllja e tyre deri në fund të vitit 2027, një datë që konsiderohet shumë ambicioze.

“Ky është një objektiv i lehtë të thuhet, por i vështirë për t’u realizuar. Shqipëria shënoi rekord ndër vendet kandidate për ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE-së”, përfundoi Peleshi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat