back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizClaudia Schiffer kujton të kaluarën/ Publikon foto nga fëmijëria me vëllain dhe...

Claudia Schiffer kujton të kaluarën/ Publikon foto nga fëmijëria me vëllain dhe motrën e saj

Claudia Schiffer ka bërë një postim në rrjetet sociale kushtuar motrës së saj më të vogël, Caroline, e cila festoi ditëlindjen e saj, më 18 mars. Modelja e njohur ka ndarë me miqtë e saj online foto nga fëmijëria e tyre, duke postuar momentet e tyre të shkujdesura në fshat. Ajo është veçanërisht aktive në rrjetet sociale dhe kujdeset që shpesh të ndajë me fansat momente nga jeta, mendimet, apo edhe materiale nga e kaluara, për t’u dhënë atyre një shije të “botës” së saj. Në disa nga fotot që Claudia Schiffer ka postuar këtë herë në llogarinë personale në Instagram, shfaqet edhe vëllai i tyre.

Siç duket ata kanë një marrëdhënie të veçantë me njëri-tjetrin, teksa në foto ata janë duke luajtur në oborrin e tyre dhe janë veçanërisht të buzëqeshur. Në mbishkrimin e postimit, Claudia Schiffer ka shkruar: “Sot është ditëlindja e motrës sime të ëmbël, Caroline. “Gëzuar ditëlindjen.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat