back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaÇmimet e larta/ Në shenjë proteste bojkotohen supermarketet në Ballkan, Shqipëria hesht

Çmimet e larta/ Në shenjë proteste bojkotohen supermarketet në Ballkan, Shqipëria hesht

Konsumatorët në vende te ndryshme te Ballkanit kane nisur te bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Fushata nisi për herë të parë në Kroaci të premten e kaluar, por tani është përhapur në vendet e tjera të Ballkanit pasi terhoqi shume vemendje në mediat sociale.

Konsumatoret në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje kunder rritjes së çmimeve te ushqimeve dhe përkeqësimit të krizës së kostos së jetesës. Bojkoti vjen një javë pasi konsumatorët në Kroaci javën e kaluar qëndruan larg dyqaneve si pjesë e një nisme të nisur nga grupi kroat i të drejtave të konsumatorëve “Halo, inspektore”. Lëvizja e protestës është shtrirë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, madje iu bashkua protestes, duke deklaruar se “si qytetar e mbështet një veprim të tillë” gjate një interviste televizive me transmetuesin publik të vendit këtë javë. Në Kroaci, përpara bojkotit të premten, qeveria shtoi 40 artikuj të tjerë në listën e saj ekzistuese të 30 produkteve bazë me çmime të kufizuara, njoftuan mediat lokale. Këto produkte përfshijnë disa lloje djathrash, kafeje dhe gjëra të domosdoshme shtëpiake si sapuni.

“Qëllimi kryesor është të mbrohen grupet më të cenueshme të qytetarëve,” tha ministri kroat i ekonomisë Ante Šušnjar, në një deklaratë të shpërndarë nga transmetuesi publik HRT. Në Kroaci, transaksionet ne supermarkete ranë me 44% të premten e kaluar, me shitjet totale që ranë me 53%, sipas një deklarate nga autoritetet tatimore të Kroacisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat