back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDashnor Sula: Berisha ndjek kauza imagjinare, jo PD-në

Dashnor Sula: Berisha ndjek kauza imagjinare, jo PD-në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke kritikuar ashpër qëndrimet e opozitës në Kuvend dhe mënyrën se si ish-kryeministri Sali Berisha po drejton PD-në.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Sula tha se Berisha ka mashtruar demokratët kur u rikthye në krye të partisë, pasi sipas tij premtoi se nuk do të ndiqte të njëjtën rrugë si Lulzim Basha, por rezultoi ndryshe.

“Berisha e nisi duke thënë se nuk do të vepronte si kryetari Basha, por doli që ishin të gjitha mashtrime të pastra. Ai është mjeshtër i mohimeve, pa i bërë përshtypje deklaratat e veta. Atij i intereson vetëm perspektiva e tij se si do të qëndrojë në PD. Po të donte të fitonte, do të zgjidhte ekipin më të mirë, por nuk e bën një gjë të tillë,” u shpreh Sula.

Ai nënvizoi se mazhoranca nuk mund të rrëzohet me protesta, por vetëm me votë, duke shtuar se Berisha nuk ka një plan për të sjellë opozitën në pushtet, por synon vetëm të mbajë kontrollin mbi PD.

“Qëllimi i tij është personal dhe jo për të kthyer PD në pushtet. Berisha është kthyer në pushtues të partisë,” tha më tej ish-deputeti.

Duke u ndalur tek gara për Bashkinë e Tiranës, Sula ironizoi mundësinë që Berisha të mbështesë Albana Vokshin përballë Ogerta Manastirliut.

“Albana Vokshi mendoj që e fiton këtë garë përballë Ogerta Manastirliut,” u shpreh ai me ironi, duke shtuar se shpreson që Berisha të mos bëjë një “lajthitje të tillë”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat