back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDashnor Sula: Pa u tharë floku i viktimave të Gërdecit, Berisha firmosi...

Dashnor Sula: Pa u tharë floku i viktimave të Gërdecit, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit dhe humbjen e thellë të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Sula u ndal me tone kritike te një nga momentet më të debatueshme të qeverisjes së Berishës, tragjedia e Gërdecit, duke theksuar se pikërisht pas këtij akti nisi rënia morale e Partisë Demokratike.

“Në vitin 2008 në 21 Prill, përsëri kam votuar për shkak të moralitetit tim politik, që pa u tharë floku i 26 viktimave në Gërdec, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë”, – tha Sula në Report Tv.

Ai rikujtoi se në vitin 2005 PD fitoi zgjedhjet si rezultat i një bashkimi të gjerë dhe se Berisha në atë kohë kishte një kartë të fortë morale përballë mazhorancës së Fatos Nanos.

“Ne nga sistemi mazhoritar fituam në vitin 2005 sepse u bashkua gjithë Partia Demokratike, u bashkuan të gjithë demokratët. Berisha kaloi përtej vetes së vetë, afroi gjithë kundërshtarët e vetë që ishin përplasur, dërrmuar, copëzuar dhe bashkoi gjithë copëzat e opozitës dhe bëri gjithë atë fitore në vitin 2005.

Në vitin 2005 Sali Berisha kishte të drejtën e zotit se vinte nga një luftë civile nga 97, nga zgjedhje të dhunuara. Edhe pastaj në 2001, fenomeni i Dushkut që u vodhën zgjedhjet. Kishte një kartë shumë të fortë morale që në 2005 të sfidonte Fatos Nanon me kartën e moralitetit të anti-korrupsionit dhe ajo bëri të mundur të fitonim në vitin 2005.

Në vitin 2008 në 21 Prill, përsëri kam votuar për shkak të moralitetit tim politik, që pa u tharë floku i 26 viktimave në Gërdec, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë, shkak i humbjes sot”, -u shpreh deputeti demokrat.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat