back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizDasma 6.7 milionë dollarë që ‘rrëzoi’ internetin!/ Nga performanca elektrizuese e Jennifer...

Dasma 6.7 milionë dollarë që ‘rrëzoi’ internetin!/ Nga performanca elektrizuese e Jennifer Lopez te të ftuarit VIP

Dasma spektakolare e një trashëgimtareje të teknologjisë në Indi, e zhvilluar në një prej pallateve ikonike të shfaqur në një film të James Bond, ka bërë që e gjithë bota të mbetet gojëhapur.

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, shkëlqeu me një performancë të veçantë në dasmën luksoze të trashëgimtares miliardere Netra Mantena, një ceremoni që u shënua nga një tortë gjigante 4.5 metra e lartë në formën e një mini-pallati.

Netra, vajza e manjatit të farmacive, Rama Raju Mantena, u martua me sipërmarrësin e teknologjisë, Vamsi Gadiraju, në një dasmë të jashtëzakonshme pranë Taj Lake Palace në Udaipur, i cili u përdor edhe në filmin “Octopussy” të vitit 1983.

“Daily Mail” shkruan se JLo ishte njëkohësisht e ftuar dhe performuese në dasmën e përllogaritur me kosto rreth 6.7 milionë dollarë. Të pranishëm ishin edhe Donald Trump Jr. me partneren e tij Bettina Anderson.

Gjithashtu ndër të ftuarit shkëlqenin shumë yje të Bollywood-it si Ram Charan, Nora Fatehi, Sophie Choudry dhe figura të tjera të njohura.

Ndërkohë Jennifer Lopez ndezi skenën me një sërë veshjesh provokuese teksa performoi hitet e saj si “Waiting for Tonight” dhe “On The Floor”. Në një moment, 56-vjeçarja rrezikoi të “shpërthente” nga veshja me dekolte gjatë kërcimit energjik.

Ceremonia e prerjes së tortës tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, një tortë shumëkatëshe, tërësisht e bardhë, e realizuar në formën e një pallati miniaturë dhe e dekoruar me elefantë, tigra dhe lule të varura. Krijimi u bë nga mjeshtri parizien i ëmbëlsirave, Bastien Blanc-Tailleu.

Pamjet e tortës u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, ku përdoruesit u mahnitën nga punimi artistik.

Megjithatë, kostoja marramendëse e dasmës shkaktoi zemërim te disa vendas, të cilët e kritikuan çiftin për “shpërdorim të pastër parash”.

Dasma e Netrës mori vëmendje të jashtëzakonshme jo vetëm për luksin e saj, por edhe për listën e gjatë të të ftuarve VIP. Yje të mëdhenj të Bollywood-it si Ranveer Singh, Madhuri Dixit, Kriti Sanon, Shahid Kapoor, Jacqueline Fernandez dhe Karan Johar bënë paraqitje speciale.

Figurat e biznesit, yje të Hollywood-it dhe personalitete politike u panë të mbërrinin në hotelet luksoze të Udaipurit për të marrë pjesë në këtë ceremoni madhështore.

Babai i nuses, Rama Raju Mantena, është miliarder dhe CEO i Ingenus Pharmaceuticals, me biznese të shtrira në SHBA, Zvicër dhe Indi.

Dasma e Netrës është krahasuar me dasmën e famshme të Ambani-t në vitin 2024, ku yje si Kardashian-ët, Bill Gates dhe Boris Johnson morën pjesë në një tjetër ceremoni miliardere.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat