back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetDavos/ Rama: Vitin 2024 e mbyllëm me rreth 12 mln turistë

Davos/ Rama: Vitin 2024 e mbyllëm me rreth 12 mln turistë

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e Davosit, ka qenë pjesë e sesionit me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi transformimin e Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, duke vënë në pah rritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve.

“Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë.

Ai vlerësoi përparësinë e të qenit vonë në disa aspekte të zhvillimit. “Kemi disa avantazhe që jemi pas të tjerëve, pasi mund të mësojmë nga gabimet e tyre,” shtoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat