Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e Davosit, ka qenë pjesë e sesionit me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”.
Në fjalën e tij, Rama theksoi transformimin e Shqipërisë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit infrastrukturor, duke vënë në pah rritjen e jashtëzakonshme të numrit të turistëve.
“Shqipëria kishte një aeroport praktikisht të shkretuar,” tha Rama, duke kujtuar gjendjen e vendit disa vite më parë. “Duhet të ishe marksist-leninist që të vije tek ne. Kishim vetëm 5 mijë turistë në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse 12 milionë turistë.
Ai vlerësoi përparësinë e të qenit vonë në disa aspekte të zhvillimit. “Kemi disa avantazhe që jemi pas të tjerëve, pasi mund të mësojmë nga gabimet e tyre,” shtoi Rama.



