back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 23 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDebat në GJKKO/ Prokurori kërkon pezullimin, Balluku kundërshton

Debat në GJKKO/ Prokurori kërkon pezullimin, Balluku kundërshton

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është rikthyer në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pas shtyrjes me dy orë të seancës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar që masa e pezullimit të mbetet në fuqi, duke argumentuar se ekziston rreziku që të dyshohet për ikje, intimidim të dëshmitarëve, prishje të provave ose ripërsëritje të veprës penale për shkak të pozicioneve të larta që mban Balluku.

Nga ana e saj, Balluku ka deklaruar se është e gatshme për hetim, por nuk pranon pezullimin, duke u shprehur se “jam e zgjedhur” dhe se masa kundërshtohet gjithashtu nga dy të tjerët që ndodhen në arrest shtëpie.

Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me kërkesën e prokurorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat