back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDeklarata e fortë e Shqipërisë ndaj Beogradit/ “Mos përmbysni rolet, viktima ishin...

Deklarata e fortë e Shqipërisë ndaj Beogradit/ “Mos përmbysni rolet, viktima ishin shqiptarët”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila foli për “spastrim etnik të serbëve në Kosovë”.

Në reagim, Shqipëria e cilëson këtë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit.

“Akuzat dhe pretendimet e ngritura janë të pabaza. Është për të ardhur keq që Serbia ende mbështetet mbi një raport të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara ndërkombëtarisht kanë dëshmuar se pretendimet aty janë fabrikim i pastër,” thekson MPJ.

Shqipëria i kujton Serbisë se ngjarjet e vitit 1999 sollën “vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre”.

“Çdo përpjekje për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me frymën e paqes e pajtimit,” vijon reagimi.

Duke nënvizuar se e ardhmja e rajonit duhet të ndërtohet mbi bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, MPJ e mbyll reagimin me mesazhin:
“Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat