Pezullimi për 3 muaj nga aktivitetet i tenistit nr.1 në botë, Jannick Sinner ka qenë lajmi kryesor, që prej ditësh tashmë ka ngjallur shumë debate, lidhur me kohëzgjatjen e pe pezullimit të tenistiti Italian.
Sinner dhe Wada ( Agjencia Ndërkombëtare Antidoping) gjetën një marrëveshje së bashku për pezullimin e tenistit 3 muaj, për shkak të pozitivitetit të tij me substancën e ndaluar clostebol, në mars të 2024.
Për shumëkënd Sinner ka qenë i privilegjuar, në ndryshim nga rastet e sportistëve të tjerë që kanë patur situate të njëjta, me italianin që ka marrë një ndëshkim minimal e të papërfillshëm, duke qenë se nr.1 nuk do të humbasë asnjë Grand Slam të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe, si dhe për faktin që ai nuk pati asnjë sanksion lidhur me rezultatet sportive të arritura në këtë periudhë.
Megjithatë për të shuar këto zëra ka menduar vetë Wada, që ditën e sotme ka dale në një komunikatë zyrtare aty ku ka shpjeguar edhe vendimin e marrë, për të skualifikuar Sinnerin për vetëm 3 muaj.
“Rasti i Sinner është një rast unik. Mbështetur në artikullin 10.8.2 të Kodit Botëror Antidoping, rasti I Sinner nuk përfshihet në ato raste për të cilat mund të jepet një ndëshkim maksimal. Nëse ai do të dënohej me 1 vit pezullim, atëherë do të kishim të bënim me një vendimmarrje të ekzagjeruar”, shkruhet në reagimin e Agjencisë ndërkombëtare Antidoping. Një ngjarje që padyshim tronditi botën e tenisit dhe jo vetëm, si dhe një rast unik me një agjenci ndërkombëtare që justifikon një vendim të dhënë ndaj një sportisti elitar.