Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka folur sot para derës së SPAK, duke mohuar pretendimet se klienti i tij do të kishte rol si “kryeministër në hije”.
Ai shtoi se nuk ka prova për episodin e pretenduar të pengmarrjes dhe se Agasi nuk e njeh personin në fjalë.
“Agasi nuk është punonjës i shtetit. Kamerat në zyrën e tij janë vendosur për arsye sigurie, pasi më herët ka pasur tentativa për të vjedhur biznesin e tij”, tha avokati.
Haxhia theksoi gjithashtu se publikimi i disa të dhënave nga dosja nga SPAK mund të ketë ndodhur për arsye politike.
Ergys Agasi ndodhet nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, ndërsa procesi hetimor vijon për sqarimin e plotë të rrethanave.



