back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDenoncimet e Braçes: Deputeti socialist flet për demokratët që e mbështesin

Denoncimet e Braçes: Deputeti socialist flet për demokratët që e mbështesin

Deputeti socialist Erion Braçe, i njohur si një kritik i përhershëm i problematikave qeveritare, ka folur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe opozitën gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”.

Braçe u pyet nëse kryeministri i ka kërkuar ndonjëherë të zbusë tonet e denoncimeve të tij. Ai përgjigjet shkurt:

“Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Edi Ramës këtë i vlerësoj, që nuk cënon lirinë time të punës.”

Deputeti shtoi se ndër demokratët ka kolegë që vlerësojnë punën e tij, si Bujar Leskaj dhe deputeti i ri Besart Xhaferri, por qëndrimi kritik apo mbështetës ndaj denoncimeve të tij shpesh ndëshkohet nga drejtuesit e PD-së.

“Nuk jam një person i pëlqyer në sferën e lartë të udhëheqjes së PD. Mirëkuptoj çdo koleg që bashkohet apo jo me atë që unë bëj. Në atë parti, të jesh i afërt apo të thuash diçka në përputhje me atë që thotë Erion Braçe, të kthehet në sakrilegj.”

Ai theksoi se marrëdhëniet me disa deputetë të opozitës janë të kufizuara, duke përmendur edhe Jorida Tabakun, e cila sipas Braçes shpesh “shënjestrohet” për qëndrimet e saj kritike.

“Më ka bërë përshtypje një djalë i ri, Besart Xhaferri. Pas seancës dëgjimore me minatorët e Spaçit, erdhi dhe më tha bravo, më dha dorën. Jorida Tabaku nuk është risi, atë e shënjestrojnë për këtë aspekt, nuk është risi për marrëdhënie pune që kemi në Kuvend,” – tha Braçe.

Deklaratat e tij nxjerrin në pah një vizion kritik ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërkohë që ai nënvizon se liria e shprehjes brenda PS-së nuk cënohet nga kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat