back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Deputetët që kanë përdorur Sky ECC dhe Encro Chat”/ PD propozon ndryshime...

“Deputetët që kanë përdorur Sky ECC dhe Encro Chat”/ PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit

Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar një ndryshim në rregulloren e Kuvendit,  me anë të cilit iu kërkohet deputetëve të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo aplikacionet Sky ECC dhe Encro Chat.

 “Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar.

Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij.

Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar. 

Këto dyshime ngrejnë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik.

 Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në dokumentin depozituar në  Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat